Të mërkurën ‘mysafirë’ të Renovës

No image

Shkëndija përballet me Renovën në mesjavë në kuadër të xhiros së 17-të të LPFM-së. Pas barazimit me Rabotniçkin kërkohet rikthim në rrugën e fitores, ndërsa rikthehet në formacion sulmuesi Ibraimi. Ndeshja luhet nga ora 13:00 në Tetovë.

2

Liga e Parë vazhdon me aktivitete edhe në mesjavë kur në program janë përballjet e xhiros së 17-të. Skuadra ‘kuqezi’ sërish do të luajë në Tetovë, por tani si ‘mysafire’ e Renovës në një duel ku kërkohen tre pikë. Barazimi 2:2 të dielën me Rabotniçkin ndali hovin e ekipit, mirëpo gjithë statistikat tregojnë se Shkëndija zhvilloi një prej ndeshjet e saj më të mira kohëve të fundit, me posedim të topit në zonën kundërshtare, krijim të rastve dhe goditjeve drejt portës kundërshtare, por që fatkeqësisht nuk sollën tre pikë.

5

Stafi teknik është munduar që në seancat stërvitore të punojë në eliminimin e dukurive negative në lojë, posaçërisht në repartin defanziv, ndërsa insiston në përsëritjen e lojës dinamike në sulm dhe aksioneve të ndërtuara përmes lojës kombinatorike. Pas pauzës një ndeshje shkaku i pesë kartonëve të verdhë, në këtë takim kthehet në formacion sulmuesi Besart Ibraimi.

 GALERY

Përballja Renova-Shkëndija luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 13:00.