Të enjten zhvillojmë testin e parë përballë Petrolul Ploiesti

No image

Kuqezinjtë janë gati për ndeshjen e parë kontrolluese dhe të enjten nga ora 17:30 në Rogla të Sllovenisë përballemi me Petrolul Ploiesti nga Rumania. 

Shkëndija ka lënë pas ditën e tretë të përgatitjeve verore në Rogla të Sllovenisë. Pas tre javëve nga starti i përgatitjeve skuadra do të zbresë për herë të parë në një ndeshje, kur të enjten përballemi me Petrolul Ploiestin e Rumanisë. 

Trajneri Ardian Nuhiu pritet që tu japë shansë gjithë futbollistëve.  Pavarësisht se lojtarët kanë ngarkesa maksimale me nga dy seanca në ditë, ekipi do të vazhdojë me të njejtën tempo, duke qenë se rezultati i ndeshjeve kontrolluese mbetet në plan të dytë dhe qëllimi kryesor është që futbollistët të përgatiten sa më mirë qoftë fizikisht, poashtu edhe në aspekt tekniko-taktik. 

Ndeshja Shkëndija-Petrolul luhet të enjten në vendin Rogla të Sllovenisë me fillim në orën 17:30. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME