Të enjten në Tetovë testohemi me Skopjen

No image

Shkëndija ndeshet me Skopjen të enjten në Tetovë në takimin kontrollues të parin për kuqezinjtë në vitin 2024. Në fakt kjo duhej të ishte ndeshja e dytë kontrolluese për tanët, mirëpo të rreshurat e borës anuluan duelin e paraparë të shtunën e shkuar me Arsimin e Çegranit. 

Duke mos rrezikuar sërish me kushtet atmosferike apo terrenet e buta, dueli Shkëndija-Skopje do të luhet në fushën me bar sintetik pranë Qendrës Sportive në Tetovë, aty ky kuqezinjtë janë duke zhvilluar seancat stërvitore tre ditët e fundit. 

Ndeshja kontrolluese Shkëndija-Skopje është planifikuar të luhet të enjten me fillim në orën 12:00. 

Share Now

Related Post