Super debutim i Meliqit e Kocevit, minuta edhe për Krstevskin e Webster

No image

Mbrojtësi 18 vjeçar performoi shkëlqyeshëm, derisa pozitive vlerësohet edhe paraqitja e Kocevit. Në pjesën e dytë u inkuadruan edhe R. Ramadani, Krstevski e Webster. 

Shkëndija e nisi mbarë gjysmësezonin pranveror, duke mundur 1:0 Makedonija Gj.P. në Shkup në duelin e xhiros së 19-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ennur Totre nga penaltia ishte autor i golit që solli fitore në ndeshjen e parë zyrtare për trajnerin Jeton Beqiri, ps kthimit të tij në Shkëndijë.

Trajneri s’ishte i vetmi që ‘debutonte’, pasi për herë të parë në një ndeshje zyrtare me kuqezinjtë u paraqitën Meliqi, Kocev, Krstevski e Webster, si dhe Reshat Ramadani që shënoi në skuadër pas një viti. 

Anes Meliqi mund të llogaritet ‘basti’ i fituar i trajnerit Jeton Beqiri. Vetëm 18-të vjeç, shtatëlartit i’u besua një pozicion shumë i ndjeshëm si partner i Cakes në qendër të mbrojtjes. Përgjigja e tij ishte fantastike, pasi Meliqi ishte super i saktë në çdo intervenim, madje në momente duke u shfaqur shpëtues i situatave më delikate. Duke regjistruar paraqitjen e tij të parë në një ndeshje zyratre me fanellën e Shkëndijës, Meliqi të jepte përshtypjen e një lojtari me përvojë disavjeçare në konkurencë të seniorëve.

Stefan Kocev gjithashtu ishte titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe 29 vjeçari ishte i saktë në defanzivë, derisa shpesh u shfaq me dalje ofenzive. 

Reshat Ramadani dhe Vane Krstevski u inkuadruan në pjesën e dytë, derisa në çastet e fundit të ndeshjes në lojë hyri edhe Ronaldo Webster. 

Të gjithë do ta mbajnë mend pozitivisht takimin e parë, duke festuar në fund me “Ballistët” dhe publikun tetovar që kishin udhëtuar drejt Shkupit. 

Share Now

Related Post