Sumgayit nga Azerbajxhani rival i Shkëndijës në raundin e parë të Europa League

No image

Kuqezinjtë do të përballen me Sumgayit City FC nga Azerbajxhanj në raundin e parë të kualifikimeve të UEFA Europa League.

Sot në hapsirat e UEFA-së në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për raundin e parë eliminatorë të Europa League. Rival i Shkëndijës do të jetë Sumgayit City FC nga Azerbajxhani. Dihet prej më parë se shkaku i pandemisë me COVID-19 tre raundet eliminatore në rrugën drejt play offit do të luhen me ndeshje teke (jo vajtje-ardhje si deri tani) dhe shorti vendosi që kuqezinjtë në raundin e parë të jenë mysafirë.
Ndeshja Sumgayit-Shkëndija do të luhet më 27 gusht në fushë të skuadrës nga Azerbajxhani.

Shpërndaje

TË NGJASHME