Strukturime në grupomshat e Shkëndijës

No image

Kryesia e klubit bën risistemim në strukturën e shkollës së moshave, duke plotësuar nevojat e shfaqura me ngritjen e nivelit te kategoritë e reja. Vedut Rustemi emërohet koordinator i shkollës së futbollit, duke marrë vendin e Festim Ademit që vazhdon si koordinator në ekipin e parë.

KF Shkëndija paralel me ekipin e parë vëmendje të madhe i kushton shkollës së futbollit si burim kryesor i talentëve të rinjë për të ardhmen. Kuqezinjtë sezonin e kaluar përveç seniorëve, si asnjëherë më parë në histori dominuan edhe me moshat e reja për tu konfirmuar shkolla më e suksesshme në Maqedoni, pasi fituan 6-të nga 8-te trofetë e mundshëm në Super Ligë. Duke parë ngritjen që po shënon shkolla e futbollit u shfaq nevoja për sistemim në strukturën udhëheqëse. Kështu në të ardhmen koordinator i shkollës së futbollit të KF Shkëndija do të jetë Vedut Rustemi, që pason në këtë pozitë Festim Ademin. Ky i fundit tashmë tre vite mbulonte paralalel edhe pozitën e koordinatorit të ekipit të parë. Ecuria e Shkëndijës në Europë, por edhe në kampionatin vendor imponon përkushtim më të madh të Ademit te seniorët, kështu që tashmë mbikqyrës i moshave do të jetë Rustemi. Me ndryshimet e reja shpresohet që të vazhdojë ecuria e suksesshme e Shkëndijës me kategoritë e reja.