Stafi teknik shpreson në rikuperimin e Ditës për sfidën në Uells

No image

Mesfushori defanziv ka nisur me stërvitje individuale, ndërsa ekipi mjekësor ndjek me kujdes rikuperimin që shpresohet të përfundojë para ndeshjes të së enjtes.

Kuqezinjtë vazhdojnë punën për ndeshjen e kthimit me Haverfordwest County AFC në raundin e parë eliminator të UEFA Europa Conference League. Fitorja 1:0 në Shkup len të hapur gjithçka rreth kualifikimit dhe skuadra me përqendrim maksimal përgatitet për të qenë e gatshme për detyrën që e pret në Kardif të Uellsit. 

Mesfushori Bruno Dita ka nisur me vrapime dhe lëndimi i gjurit duket se po përmirësohet, por akoma nuk është bashkuar me grupin. Ekipi mjekësorë do të vazhdojë ta ndjekë nga afër me shpresë se do të jetë gati për sfidën e të enjtes. 

Të dielën, sot (18:30) dhe nesër (09:30) skuadra do të vijojë punën në Tetovë, derisa pasditën e të martës udhëton drejt Uellsit. Ekipi në Kardif do të stërvitet të mërkurën kur do të mbahet edhe konferenca për shtyp, derisa të enjten në orën 20:45 luajmë ndeshjen e kthimit me Haverfordwest County. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME