Sot ekipi ishte i lirë, nga nesër vazhdojnë me nga dy seanca

No image

Futbollistët në mëngjesin e sotëm kishin rikuperim, ndërsa nga nesër vazhdohet me nga dy seanca stërvitore në ditë.

Pas një jave punë intensive në Rogla të Sllovenisë ku zhvillojmë pjesën e kryesore të fazës përgatitore, futbollistët e Shkëndijës sot kishin ditë të lirë. Kuqezinjtë brenda ditëve që qëndrojnë në Slloveni kanë zhvilluar dy ndeshje kontrolluese (fitore 3:2 me Petrolul Ploiesti dhe 1:0 me NK Rogaska), ndërsa pas duelit të djeshëm me ekipin slloven, stafi teknik sot u la lojtarëve ditë të lirë. 

Në mëngjes futbollistët kishin rikuperim, derisa pas dite ekipi kaloi për një shëtitje relaksuese në Austri. 

Nesër ekipi i kthehet punës në Rogla dhe ngarkesat do të vijojnë maksimale me nga dy seanca stërvitore në ditë. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME