Shkëndija vendoset në Sofje, të shtunën testi me CSKA-në

No image

Kuqezinjtë’ pas stërvitjes së sotme kanë udhëtuar drejt Bullgarisë, ku të shtunën në orën 13:00 luhet ndeshja e fundit kontrolluese me CSKA-në e Sofjes.
Një javë para fillimit të gjysmësezonit pranveror, Shkëndija do të zhvillojë test të fortë me 31 herë kampionët e Bullgarisë, CSKA Sofje. Skuadra të premten në Tetovë zhvilloi seancë stërvitore, ndërsa pas dite udhëtoi drejt Bullgarisë. Në orët e mbrëmjes ekipi është akomoduar në hotel në kryeqendrën bullgare, ndërsa pas darkës stafi teknik mbajti mbledhje me futbollistët.
Përballja CSKA Sofje-Shkëndija luhet të shtunën në stadiumin “Bullgarska Armija” në Sofje me fillim në orën 13:00 sipas kohës lokale (ora 12:00 në Maqedoni).