Shkëndija udhëtoi për në Antalia

No image

Ekspedita e Shkëndijës të dielën ka udhëtuar drejt Antalias të Turqisë ku periudhën në vazhdim do të zhvillohet faza e dytë e përgatitjeve dimërore. Risi është se në të ardhmen skuadra do të vishet me firmën italiane ‘Macron’.

Ekspedita e Shkëndijës të dielën ka udhëtuar drejt Antalias të Turqisë ku periudhën në vazhdim do të zhvillohet faza e dytë e përgatitjeve dimërore. Risi është se në të ardhmen skuadra do të vishet me firmën italiane ‘Macron’.

‘Kuqezinjtë’ prej sot (24 janar) deri më 10 shkurt do të qëndrojnë në Antalia të Turqisë, ku do të zhvillohet faza e dytë e përgatitjeve dimërore. Pas fazës së parë të zhvilluar në Tetovë dhe Ohër, në tokën turke ekipi do të ketë pjesën kryesore të përgatitjeve ku përveç ngarkesave fizike dhe pjesës tekniko-taktike, përmes ndeshjeve kontrolluese do të kërkohet ngritja e formës dhe kristalizimi i formacionit. Ekipi para ditën e të dielës zhvilloi seancë stërvitore në Tetovë, ndërsa pas dite udhëtoi drejt Antalias. Risi paraqet fakti se Shkëndija ne të ardhmen do të ketë veshje të re sportive. ‘Nike’ do t’i takojë të së kaluarës, pasi ‘kuqezinjtë’ në vazhdim do të ‘vishen’ nga prodhuesi italian i veshjeve sportive ‘Macron’.

image6

Shkëndija sonte në orët e vonshme pritet të arrijë në hotelin ‘Papillon Aysha’ në Antalia. Përveç seancave të rregullta stërvitore janë caktuar edhe katër ndeshje kontrolluese. Më 27 janar në program është miqësorja e parë me Ordabassy-n e Kazakistanit. Më 31 janar ‘kuqezinjtë’ do të zhvillojën testin më të fortë me BATE Borisovin e Bjellorusisë, miqësorja e tretë do të jetë më 4 shkurt kundër NK Split nga Kroacia, ndërsa seria e ndeshjeve kontrolluese do të mbyllet më 9 shkurt kundër Dunajska Sreda të Sllovakisë.Ekspedita e Shkëndijës të dielën ka udhëtuar drejt Antalias të Turqisë ku periudhën në vazhdim do të zhvillohet faza e dytë e përgatitjeve dimërore. Risi është se në të ardhmen skuadra do të vishet me firmën italiane ‘Macron’.

ALL

33

22

18

LISTA E FUTBOLLISTËVE:
Marko Jovanovski, Kostadin Zahov, Besir Nuhi, Ardian Cuculi, Artim Polozhani, Alem Merajiq, Nderim Nexhipi, Blagoja Todorovski, Armend Alimi, Besart Ibraimi, Marjan Radeski, Carlinho Rech, Ferhan Hasani, Besir Demiri, Nildo Victor Juffo, Stephan Vujcic, Enis Fazlagiq, Egzon Bejtulai, Burim Kurti, Arbin Zejnulai, Stenio Junior, Ennur Totre, Shpend Asani, Shefit Shefiti.

Stafi teknik:
Bruno Akrapovic – Coach
Metin Dalip – Fitness Coach
Jeton Bekjiri – Assistant Coach
Armend Eljezi – GK Coach
Dritan Bedjeti – Doctor
Erdjan Rushiti – Physiotherapist
Bekim Alija – Physiotherapist
Nuredin Redjepi – Factotum
Remzi Junuzi – Guest
Festim Ademi – Coordinator
Vulnet Emini – Scout
Jetlum Osmani –  IT
Faruk Osmani – Cameraman
Dritan Musliu – Operation Direc.
Ibrahim Ramadani – General manager

image7

image8

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.