Në vend të Volinit, kundërshtar Ordabassy nga Kazakistani

No image

Plani i ndeshjeve kontrolluese të Shkëndijës në kuadër të përgatitjeve në Antalia të Turqisë, ka pësuar ndryshim të vogël. Më 27 janar në vend të përballjes me Volinin e Ukrainës, ‘kuqezinjtë’ do të luajnë kundër FC Ordabassy nga Kazakistani.

Ekipi i Super Ligës së Kazakistanit, FC Ordabassy do të jetë kundërshtari i parë i Shkëndijës në kuadër të përgatitjeve në Antalia të Turqisë. ‘Kuqezinjtë’ paraprakisht kishin caktuar katër ndeshje kontrolluese për fazën e dytë të përgatitjeve dhe seria duhej të fillojë më 27 janar kundër Volinit të Ukrainës. Mirëpo pasi këta të fundit kanë ndryshuar plan dhe kanë anuluar takimin, organizatorët menjëherë kanë plotësuar orarin për Shkëndijën, duke caktuar takim po në të njëjtin termin, 27 janar, me Ordabassy-n e Kazakistanit.

Ndërkohë mbetet i pandryshuar plani i 3 miqësoreve tjera të parapara të luhen në Antalia. Më 31 janar ‘kuqezinjtë’ do të zhvillojën testin më të fortë me pjesëmarësin në edicionin e fundit të grupeve të Ligës së Kampionëve, BATE Borisov nga Bjellorusia. Më 4 shkurt NK Split i Kroacisë do të jetë testi i tretë, ndërsa seria e ndeshjeve kontrolluese do të mbyllet më 9 shkurt kundër Dunajska Sreda të Sllovakisë.

Kujtojmë se ekipi në kuadër të këtyre përgatitjeve tani më ka zhvilluar dy takime kontrolluese, kur fitoi në Ohër 4:0 Pogradecin e Shqipërisë, ndërsa poashtu në Ohër me rezultat 4:1 u mund Mlladsot C.D.

Shkëndija te dielën udhëton drejt Antalisë ku do të qëndrojë deri më 10 shkurt.

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.