
Shkëndija tani më është vendosur në ‘Papillon Ayscha Hotel’ në Belek të Antalia-s, ku do të zhvillohet faza kryesore e përgatitjeve dimërore. Ekipi kishte udhëtim të rehatshëm dhe në orët e vona u vendos në bazën dy javore, ndërsa prej sot ka nisur realzimi i planprogramit.
Skuadra ka lënë Tetovën e ftohtë dhe tani më shijon kushte ideale në temperatura shumë të favorshme në Antalia të Turqisë. Ekipi pasi u stërvit paraditën e të dilës në Tetovë, pas dite udhëtoi drejt tokës turke, për të arritur në destinacion në orët e vona të mbrëmjes. Që në vendosje është parë qartë se skuadra do të ketë kushte ideale për punë, e vendosur në një hotel luksoz me të gjitha nevojat për një skuadër futbolli, ndërsa moti i mirë, tereni ideal dhe temperaturat shumë të favorshme ekipit i japing gjithë parakushtet për realizim të mirëfilltë të planprogramit përgatitor.
Skuadra veç më ka realizuar seancën e parë stërvitore, fillimisht në palestër e më pas edhe në teren, ndërsa pasdite në program është një tjetër stërvitje në teren. Stafi teknik ka paraparë nga dy seanca në ditë, ndërsa nga 27 janari fillon edhe seria e ndeshjeve kontrolluese.
Share Now
Show All
Related Post
Kontakt Politika e privatësisë Kushtet e përdorimit 2023 Shkëndija Football Club © All rights reserved.
Leave us a reply