Shkëndija nis sezonin e ri kundër Vardarit në Tetovë

No image

Shorti për sezonin e ri 2017-2018 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ka përcaktuar që Shkëndija në xhiron e parë të jetë vendase e Vardarit të Shkupit. Ndeshja do të luhet më 12 gusht në stadiumin e qytetit në Tetovë.

 Sot në hapsirat e Federatës së futbollit të Maqedonisë u hodh shorti për orarin e ndeshjeve për sezonin e ri garues 2017/2018 në LPFM. Goglat e shortit kanë caktuar derbi që në start, pasi Shkëndija kampanjën e re do ta hapë në teren vendas kundër Vardarit. Ndeshja do të luhet më 12 gusht (e shtunë) në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Kujtojmë që edhe sezoni i ri do të luhet në format të njejtë si ai paraprak, 10-të skuadra do të zhvillojnë katër raunde me nga 9-ë xhiro, duke u përballur nga katër herë secili me secilin për të kompletuar 36-të xhiro.

Sezoni i ri futbollistik duhet të përfundojë deri më 20 maj 2018, për shkak të Kampionatit Botëror që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Rusi.