Modifikohet web faqja zyrtare e KF Shkëndija

No image

Faqja zyrtare www.kfshkendija.com ka pësuar ndryshime në dizajn dhe përmbajtje, gjithnjë në kërkim të standardeve të reja më të avansuara. Shkëndija hapet për bashkëpunim për gjithë ata që përmes klubit duan të identifikojnë biznesin e tyre, duke u reklamuar në kanalet zyrtare si web, YouTube, Livestream, Instagram e kështu me rradhë.

Shkëndija vazhdon të rritet në suaza ndërkombëtare dhe nga dita në ditë sjell risi në drejtim të ngritjes së nivelit të klubit në të gjitha drejtimet. Paralel me krijimin e një ekipi model që do të tregojë klas në terren në kërkim të titujve, vëmendje maksimale i kushtohet imazhit medial dhe prezantimit të skuadrës në opinionin vendor dhe ndërkombëtar. Tashmë kur po bëhen gati tre vjet që kur ‘Ecolog’ e ka marrë drejtimin e klubit, ka funksiononuar web faqja zyrtare www.kfshkendija.com ku publikohet çdo informacion që ka të bëjë me skuadrën, ndërsa paralelisht me të është aktiv kanali zyrtar në youtube dhe kanali për live stream. Për të ecur në hap me kohën, stafi i Shkëndijës sjell një dizajn të ri, duke e modifikuar web faqen zyrtare, si në pamje ashtu dhe në përmbajtjen e saj. Në të njëjtën kohë, skuadra është e hapur për bashkëpunim për gjithë të interesuarit që duan ta promovojnë biznesin e tyre përmes KF Shkëndija. Prej tani hapet mundësia që të interesuarit ta reklamojnë biznesin e tyre në faqen zyrtare në internet, në kanalet në YouYube dhe Livestream, apo mënyra tjera që mund të diskutohen në interes të palëve.
Shpresojmë dizajni i ri t’ju pëlqejë të gjithë sport-dashësve dhe tifozëve të Shkëndijës dhe uroj këtu të shohim vetëm suksese dhe fitore për Shkëndijën.

Shpërndaje

Postime të ngjajshme

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.