Shkëndija fillon përgatitjet për ndeshjen me Sileksin

No image

Shkëndija zhvillon përgatitjet përfundimtare para sfidës së parë zyrtare në pranverë, të dielën në Tetovë kundër Sileksit. Stafi teknik ngadalë kristalizon formacionin me të cilin do të nisë ndeshjen e xhiros së 19-të të LPFM-së.

 

“Kuqezinjtë” numërojnë ditët e fundit deri në përballjen e parë zyrtare të gjysmëstinorit pranveror që statron të dielën. Ekipi ka lënë pas përgatitje të mundimshme dimërore që u zhvilluan në disa faza, me atë kryesore në Antalia të Turqisë, ndërsa përmes ndeshjeve kontrolluese ku kishin rast për të luajtur gjithë futbollistët, stafi teknik ka punuar në komponimin e ekipit dhe ngritjen e formës në nivelin e dëshiruar.

Shihni fotogalerinë e plotë

Paralel me përmirësimin e efikasitetit në fazën sulmuese, skuadra kërkon stabilitet dhe siguri në mbrojtje, ndërsa me këtë tempo do të punohet deri një ditë para ndeshjes që është në program të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:00.​