
Kirovski, Asani, Korenica dhe Zejnullai kanë shënuar golat për ekipin B të Shkëndijës, në fitoren 0:4 kundër Sileks B në Kratovë.
Shkëndija ka shënuar fitore bindëse 4:0 kundër Sileksit në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës për ekipet B. Duke ditur se në Ligën e Parë pason pauza për shkak të terminit UEFA-së për ndeshje të ekipeve përfaqësuese dhe faktit që Shkëndija nuk ka caktuar ndeshje kontrolluese për këtë fundjavë, stafi teknik vendosi që për ekipin B të luajnë një pjesë e futbollistëve që kanë pasur më pak minutazh në kampionat. Kështu, formacioni i ndërtuar nga Jeton Beqiri ka dominuar tërësisht në Kratovë, duke fituar bindshëm 4:0. Hristijan Kirovski në minutën e 18-të shënoi për zhbllokim të rezultatit, ndërsa dy minuta më vonë Shpend Asani realizoi për 0:2. Shkëndija vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë dhe pas një ore lojë mesfushori kosovar Meriton Korenica shënon për 0:3. Tre minuta para fundit të takimit një aksion të bukur me pasime të sakta me gol e kurorëzon i riu Arbin Zejnullai, duke vulosur rezultatin përfundimtar 0:4.
Shkëndija: Nuhii, Bejtullai, Berisha, Abdulla, Useini, Asani, Vruçina, Korenica, Kirovski, Beqiri, Abazi.
Luajtën edhe: Azizi, Kurti, Zejnullai, Fazllagiq, Shabani dhe Kasami.
Share Now
Show All
Related Post
Kontakt Politika e privatësisë Kushtet e përdorimit 2023 Shkëndija Football Club © All rights reserved.
Leave us a reply