‘Kuqezinjtë’ shkëlqejnë për U 21 të Maqedonisë

No image

Radeski shënoi golin e dytë në barazimin 2:2 me Francën, ndërsa ndër më të mirët në teren ishin Demiri, Murati dhe Imeri. Radeski duhej t’i bashkohet përfaqësueses A për miqësoren me Libanin, mirëpo bie nga kombinimi shkaku i dëmtimit.

Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë ka luajtur baraz 2:2 me Francën në kualifikimet për Evropianin për futbollistë të rinjë, ndërsa ndër lojtarët më të mirë në teren ishin anëtarët e Shkëndijës. Marjan Radeski në minutën e 40-të shënoi për epërsi 2:0 të Maqedonisë, ndërsa gjithë takimin e luajtën Besir Demiri dhe Mevlan Murati (i huazuar te Shkupi) dhe u dalluan me performansë shumë të mirë. Nga minuta e 75-të në lojë u inkuadrua edhe Demir Imeri (i huazuar te Horizont Turnova), i cili prodhoi shansin më të rezikshëm për të fituar takimin. Pas ndeshjes seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angelovski kishte paraparë të grumbullojë Radeskin me përfaqësuesen më të mirë për kontrolluesen e të martës me Libanin, mirëpo për shkak të një dëmtimi është vendosur që sulmuesi i krahut të lihet i lirë.

Radeski

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.