
Sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut është hedhur shorti për sezonin e ri garues 2022/2023. Edicioni i 31-të me radhë i futbollit vendor fillon më 7 gusht, ndërsa kuqezinjtë ndeshjen e parë do ta zhvillojnë në cilësinë e vendasit kundër ekipit të Skopjes.
Njëjtë si në sezonin e kaluar, edhe këtë vit kampionati do të zhvillohet me 3 rrethe, ku të gjitha ekipet tre herë do të përballen ndërmjet veti.
