Sezonin e ri e nisim në transfertë me Voska Sport

No image

Shkëndija do të përballet me Voska Sport në xhiron e parë të sezonit të ri në elitën e futbollit vendor. 

Në hapsirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë është hedhur shorti për orarin e ndeshjeve të sezonit të ri garues 2023/2024 në Ligën e Parë të futbollit vendor. 

Shkëndija sezonin do ta nis më 6 gusht si mysafire në Ohër, kur përballemi me anëtarin e ri të elitës vendore, Voska Sport. Skuadrën tjetër të ngjitur në kategorinë e parë, Gostivarin do ta kemi përballë në xhiron e 9-të, kur do të jemi në cilësi të mysafirit. 

Ndeshjen e parë si vendas do ta luajmë në xhiron e dytë (13 gusht) kur në Tetovë presim Struga Trim&Lum. 

Xhiroja e 6-të sjell derbin me Shkupin në Tetovë e paraparë për datën 2 shtator. Në xhiron e 10-të jemi mysafirë të Vardarit. 

Sezoni i ri nis më 6 gusht, do të luhet me sistemin e deritashëm të tre rretheve dhe do të ketë gjithsesj 33 xhiro. Sezoni vjeshtor përfundon më 10 dhjetor me xhiron e 18-të, gjysmësezoni pranveror nis më 18 shkurt, ndërsa kampionati është paraparë të mbyllet më 19 maj 2024. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME