Raporti i ndeshjes | Zhvillojmë testin me Rabotniçkin

No image

Shkëndija dhe Rabotniçki kanë barazuar me shifra 1:1 në ndeshjen kontrolluese të luajtur në Tetovë. Florent Ramadani shënoi golin për kuqezinjtë. 

Trajneri Beqiri vendosi të niste ndeshjen me Amzain në portë, derisa titullar në krahun e majtë të mbrotjes ishte Merxhani, kurse Webster startoi si sulmues i krahut të djathtë. 

Shkëndija ishte më kërkuese dhe në minutën e 18-të zhvilloimë aksion të bukur me Velijan dhe asistin e bukur të Krasniqit, por Aganspahiç nuk realizon nga situata një me një me portierin Iliç. Tetë minuta më vonë Shala depërton bukur por nuk arrin të dërgojë topin të Aganspahiç që ishte i vetmuar në shtyllën e dytë. Gjithsesi shanset e krijuara paralajmëruan ndryshimin që erdhi në minutën e 30-të kur Shala e Krasniqi prodhojnë aksion të bukur, derisa Florent Ramadani shënon për 1:0. 

Pjesën e dytë e nisëm me tre zëvendësime (Totre, Çinari dhe Ademi zunë vendin e F. Ramadanit, Krasniqit dhe Aganspahiçit), pasi paraprakisht në pjesën e parë (31’) Ramani zuri vendin e Amzait që startoi sot në portë. Vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë miqtë barazuan rezultatin kur Daley shfrytëzoi një gabim të Cakes dhe mposhti Ramanin. Në minutën e 58-të gabim i mbrojtjes mysafire, Ademi del i vetmuar, por ndalet nga portieri Iliç. Rabotniçki nga minuta e 72-të luajti me një lojtar më pak pasi Markoski u përjashtua me të kuq pas një gjesti josportiv. Deri në fund kuqezinjtë kishin dy mundësi për golin e dytë, mirëpo Iliç në të dyja rastet kontrolloi tentimet e Çinarit. 

SHKËNDIJA-RABOTNIÇKI 1:1 (1:0)

Stadiumi i qytetit në Tetovë

Golashënues: F. Ramadani 30’ (Shkëndija), ndërsa Daley 47’ (Rabotniçki)

SHKËNDIJA: Amzai (Ramani 31’ (Taleski 62’)), Velija, Adili, Cake (Dita 73’), Merxhani (Rexhepi 60’), F. Ramadani (Totre 46’), Qaka, Webster, Krasniqi (Çinari 46’), Shala (Kurti 73’), Aganspahiç (Ademi 46’). 

Trajner: Jeton Beqiri

Share Now

Related Post