Prononcimi | Skopje – Shkëndija

No image

Duelet me skuadrat e fundit të renditjes gjithmonë kërkojnë kujdes maksimal në aspekt të shmangies së ndonjë befasie eventuale dhe futbollistët e Shkëndijës me përqendrim të shtuar shikojnë ndeshjen e të mërkurës me Skopjen në Shkup nga ora 14:00.

….Përballje me ekipin e fundit në renditje….

Klisman Cake: “Është ndeshje që kërkon vlerësim maksimal sepse vendasit nuk kanë çka humbasin përballë neve. Presioni i pikëve është në anën tonë dhe për t’ia arritur qëllimit duhet respektuar maksimalisht ndeshja. Ne nuk bëjmë dallim cilin kemi përballë dhe Skopjen e respektojmë si gjithë skuadrat tjera“

….Mungesat në formacion….

Klisman Cake“Është fakt se Buba (Hasani) dhe Mevlani (Murati) janë dy mungesa të mëdha, por besoj se jemi të aftë për të kompensuar çdo mungesë në formacion dhe si gjithmonë individët të jenë në shërbim të grupit. Kur i’a dolëm të mundim Rabotniçkin me dy lojtarë më pak pas përjashtimit të Bubës dhe Mevlanit, tani të paktën do të nisim ndeshjen të barabartë 11 ndaj 11 me Skopjen“.

….terreni i papërshtatshëm….

Klisman Cake“Në fushë të Skopjes gjitha ekipet përballen me problemin e terrenit dhe sigurisht se ne jemi të vetëdijshëm për atë që na pret. Skopje njihet si ekip i papërshtatshëm kur luan si vendas, por opsioni ynë mbetet vetëm fitorja dhe jemi gati të përballemi me gjitha sfidat që përmban brënda kjo ndeshje, për të realizuar planin tonë që të kthehemi me tre pikë në Tetovë.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME