Prononcimi | Shkëndija – Sileksi

No image

Shkëndija do të zhvillojë ndeshjen e rradhës përballë Sileksit në kuadër të xhiros së 29-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Pasi fundjavën e shkuar mundëm 1:0 Bregallnicën në Shtip, kemi shkuar në 6 fitore rresht dhe kundër Sileksit kërkojmë suksesin e radhës. 

Ndeshja Shkëndija-Sileksi luhet të mërkurën me fillim në orën 16:00. 

….3 pikë pranë vendit të parë me 5 ndeshje deri në fund….

Bruno Dita: “Jemi të lumtur që e kemi çuar deri në këtë pikë, por jemi akoma 3 pikë mbrapa Strugës. Shpresoj të vazhdojmë me këto rezultate, me këto ritme dhe në fund të dalim kampionë dhe ta sjellim titullin në Tetovë.

….kemi aftësinë të rikuperojmë negativën?….

Bruno Dita“Kam shumë besim te vetvetja, te shokët e ekipit. Ndeshje pas ndeshje rritet besimi dhe kam shumë besim te vetja jonë.”

….formula drejt realizimit të objektivit?….

Bruno Dita“Të japim maksimumin siç kemi bërë gjithë këto ndeshje, të japim 100% nga vetja.”

….seria e fitoreve kyçe që i afrohemi titullit?….

Bruno Dita“Po, pas ndeshjes me Shkupin ku u mundëm thamë se po t’i fitojmë gjitha deri në fund do ja dalim. Jemi në rrugën e duhur, kemi seri prej 7 fitoreve dhe një barazim me Bregallnicën. T’i fitojmë gjitha ndeshjet dhe patjetër se titulli në fund do të jetë i joni.”

….Sileksi….

Bruno Dita“Nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Do i marrim ndeshjet nji nga nji, por kjo e të mërkurës do të jetë ndeshje e vështirë mendoj. Shpresojmë edhe në hap fals të kundërshtarit dhe pse jo, t’i afrohemi edhe akoma më shumë.”

….mbështetja nga publiku….

Bruno Dita“Po e vërtetë. Këto ndeshjet e fundit duhet patjetër të kemi përkrahje. Tifozët i kemi pasur pas vetes gjithmonë, por këto ndeshjet e fundit duhet të jenë akoma më në numër, të na përkrahin maksimalisht dhe t’ua shpërblejmë edhe ne në fushë.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME