Prononcimi | Shkëndija – Rabotniçki

No image

Mbrojtësi kuqezi Klisman Cake beson se nesër kundër Rabotniçkit ekipi do të jetë në nivelin e duhur, për të performuar sipas pritjeve pas barazimit pa gola me Bregallnicën.

Ndeshja Shkëndija-Rabotniçki luhet të mërkurën në Tetovë me fillim në orën 14:00. 

….atmosfera pas Bregallnicës….

Klisman Cake: “Vijmë nga një barazim në një ndeshje që duhej të fitohet dhe barazimi nuk ishte rezultati që ne prisnim. Por ndaj Rabotniçkit ne do të futemi vetëm për tre pikët pasi synimi jonë është të jemi në luftë për kreun. 

….ndaj Bregallnicës s’ishim në nivel….

Klisman Cake“Besoj që do të kemi atë qasjen tjetër që e pret publiku dhe që e presim edhe gjithë ne vetë. Mendoj se me kalimin e kohës hyjmë në formë dhe patjetër se duhet ta fitojmë dhe do të fitojmë tre pikët nga kjo lojë.”

….nuk pësojmë gola, por edhe s’shënojmë….

Klisman Cake“Më shumë e mendoj si mungesë fati, pasi edhe mundësitë i kemi pasur. Besoj se shumë shpejt do të zhbllokohen gjithë sulmuesit dhe do të jetë ajo Shkëndija që e duan të gjithë.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME