Prononcimi | Shkëndija – Makedonija Gj.P.

No image

Kuqezinjtë do të jenë aktiv në mesjavë kur e mërkura është e rezervuar për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së vendit. Tashmë dihet se Kupa luhet me sistem eliminimi me ndeshje teke (vetëm një përballje) dhe ekipi pritës vendoset përmes shortit. Kështu Shkëndija në Tetovë pret Makedonija Gj.P. në duelin që do të japë emrin e skuadrës që do të kualifikohet në finale të Kupës për të diskutuar trofeun me fituesin e gjysmëfinales tjetër, Struga-Sileksi. 

Ndeshja Shkëndija-Makedonija Gj.P. luhet të mërkurën në Tetovë me fillim në orën 15:00. 

….gjysmëfinalja përballë Makedonija Gj.P.….

Florent Ramadani: “Dihet se përveç kampionatit ne kemi ambicie për të shkuar deri në fund edhe në Kupën e Maqedonisë. E dijmë se është vetëm një ndeshje dhe duhet të kemi qasje maksimale dhe të jemi të kujdesshëm. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, gjithë jemi të përgatitur e të gatshëm për të dhënë maksimumin për të fituar këtë ndeshje.

….efekti i terrenit vendas dhe publikut….

Florent Ramadani“Po unë mendoj se do të jetë një plus i madh terreni vendas. Për ne është përkrahje e madhe që t’i kemi me ne gjithë tifozët dhe “Ballistët” që janë lojtari i 12 për ne. Besoj se kjo do jetë ndihmë e madhe për skuadrën.”

….fiton Shkëndija?….

Florent Ramadani“Po, patjetër. Besoj se fitojmë dhe futemi në finale.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME