Xhiroja e 28-të: Bregallnica-Shkëndija

No image

Të shtunën në Shtip luajmë duel me peshë përballë Bregallnicës, ku me fitore eventuale shkojmë në 3 pikë larg kreut pesë javë para fundit të sezonit. 

NDESHJA

Bregallnica vs Shkëndija

Liga e Parë, xhiroja e 28-të

Stadiumi i qytetit në Shtip 

E shtunë, 22 prill, ora 16:00

Me seri prej 5 fitoreve resht Shkëndija të shtunën shkon në Shtip me synim vazhdimin e serisë pozitive. Festa e Fitër Bajramit na gjenë në një moment deçiziv, pasi nga kjo xhiro kuqezinjtë mund të ndryshojnë shumë gjëra në vigjilie të pesë javëve të fundit. Tre pikët eventuale nga dueli me Bregallnicën do të na çonin 3 pikë afër liderit, Strugës, me këta të fundit që këtë xhiro janë të lirë. 

Shkëndija xhiron e fundit (e 27-ta) në Tetovë mundi bindshëm 4:1 Tikveshin, duke çuar në pesë serinë e fitoreve resht në kampionat. Paraqitja bindëse kënaq të gjithë që shpresojnë ekipi të ketë gjetur formën optimale në fazën deçizive të sezonit.  

Bregallnica mban vendin e 5-të pas 27 xhirove, kur në 24 ndeshje kampionale kanë arkëtuar 37 pikë me efekt prej 9 fitore, 10 barazime dhe 5 difata. Ekipi nga Shtipi është skuadra me më shumë barazime në kampionat, derisa pa gola (0:0) përfundoi edhe përballja e fundit mes veti e lujtur në Shtip në xhiron e tretë të gjysmësezonit pranverorë. 

Skuadra

Mevlan Murati ka pasur problem me lëndim gjithë javën dhe është në pikëpyetje për të luajtur. Trajneri Osmani e ka përfshirë në listë dhe para ndeshjes do vendoset nëse do të inkuadrohet në lojë. Kamer Qaka është në dyshim, pasi humbi dy seanca stërvitore shkaku i një viroze, derisa është përfshirë në listë për këtë ndeshje. Në rregull është edhe Ferhan Hasani që ndeshjen e fundit javën e shkuar nuk e luajti deri në fund duke dalë para kohe pas një goditje që mori nga një lojtarë kundërshtar. 

Transmetimi

Përballja Bregallnica-Shkëndija zhvillohet të shtunën me fillim në orën 16:00 në stadiumin e qytetit në Shtip dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalin RTVM dhe në platformën Arena Sport.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME