Preview | Shkëndija – Rosenborg

No image

Kuqezinjtë janë gati të kërkojnë të shkruajnë histori të re kur të enjten (20:15) kundër Rosenborgut të Norvegjisë kërkojnë kualifikim në grupet e UEFA Europa League.

Me seancën stërvitore në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, Shkëndija ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e kthimit të play offit të UEFA Europa League. Të entuziazmuar me mundësinë për kualifikim në fazën e grupeve, futbollistët kuqezi janë të vendosur për të dhënë më të mirën nga vetja në kërkim të historisë. Me shpresë se pjesëmarrja e tretë rresht në play off të UEFA Europa League do të rezultojë e ‘treta e vërteta’, Shkëndija beson në mbështetje nga tribunat për të kaluar ķëtë pengesë të fundit para grupeve. Negativa 3:1 nga ndeshja e parë besohet se mund të anulohet nëse ekipi performon në nivel me ndryshim që efikasiteti të jetë në nivel.

Të rejat në skuadër

Për dallim nga ndeshja e parë në Trondheim të Norvegjisë kur mungoi shkaku i pezullimit me tre kartona të verdhë, në këtë përballje kthehet në skuadër mbrojtësi Egzon Bjtullai. Gjithë lojtarët tjerë janë të gatshëm për lojë dhe presin nga stafi teknik shansin e tyre. Formacioni do të vendoset para ndeshjes, megjithëse e qartë mbetet se ekipi duhet të luajë në kërkim të fitores dhe anulimit të negativës nga sfida e parë.

Kundërshtari

Kampionët e Norvegjisë përveç epërsisë 3:1 në Shkup vijnë edhe si lider të ligës vendore me 43 pikë pas 20 xhirove. Rosenborgu deri tani ndante pozitën e parë me pikë të barabarta me Brann, mirëpo derisa këta të fundit u mundën 2:0 nga Valeranga, ndërsa rivali ynë fitoi 4:3 si vendas kundër Strømsgodset. Gjithsesi në gjithë këtë situatë pozitiv për Shkëndijën është fakti që kundërshtari pranoi tre gola në sfidën e fundit me shpresë se edhe kuqezinjtë do të menaxhojnë të realizojnë rezultatin e dëshiruar.

Shkëndija-Rosenborgu luhet të enjten në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup me fillim në orën 20:15.