Preview: Makedonija Gj.P. vs Shkëndija

No image

Xhiroja e tretë në LPFMV të shtunën Shkëndijës i sjell transfertën me Makedonija Gj.P. në Shkup.

• Kuqezinjtë synojnë fitoren e rradhës në sezonin e ri në LPFMV
• Makedonija Gj.P. është rivali i tretë i djemëve të trajnerit Ernest Gjoka
• Dueli i xhiros së tretë luhet shtunën në Shkup me fillim në orën 17:00

Shkëndija të shtunën do të jetë udhëtuese e Makedonija Gjorçe Petrovit në duelin e fundit kampional para sfidës së xhiros së parë eliminatore për UEFA Europa League të enjten e ardhshme në Azerbejxhan kundër Sumgayit FC. Triumfi i të dielës me Struga Trim&Lum duhet të ndiqet me seri fitores dhe sfida e parë në këtë drejtim është Makedonija Gj.P.

Të rejat në skuadër
Ekipi brenda javës ka punuar me shkupjanët në “menu” dhe trepikëshi i parë sezonal synohet të ndiqet me suksesin e rradhës.

Stafi teknik nuk ka shqetësime me mungesa, pasi fatmirësisht në këtë fazë gjithë lojtarët janë shëndosh, ndërsa në kombinim për lojë hynë edhe mesfushori Bruno Dita.

Kundërshtari
Makedonija Gj.P. me shumë ndryshime në formacion nisi sezonin e ri, por në dy xhirot e para në terren janë dukur shumë solid. Përkundër faktit se fitorja në hapje të sezonit ndaj Rabotniçkit u pasua me disfatë në fushë të Shkupit, skuadra nga lagjia Gjorçe Petrov nuk duket skuadër naive dhe posaçërisht në terren të vet është kundërshtar i papërshtatshëm.

Përballja Makedonija Gj.P.-Shkëndija luhet të shtunën në stadiumin në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit me fillim në orën 17:00.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME