Përgatitjet sipas planit, të mërkurën testi me Ordabassy-n

Shkëndija të mërkurën në orën 16:00 sipas kohës lokale në Maqedoni do të zhvillojë ndeshjen e parë kontrolluese në Antalia të Turqisë, kur përballet me FC Ordabassy nga Kazakistani. Hasani për disa ditë nis të vrapojë, ndërsa Juffo ushtron me intenzitet të ulët.

2612016-18

Futbollistët ‘kuqezi’ tani më dy ditë janë duke zhvilluar fazën kryesore të përgatitjeve në Antalia të Turqisë, në këtë qendër që ofron kushte të shkëlqyeshme për këtë periudhë kohore. Stafi teknik është duke impementuar në tërësi plan-programin e përgatitur për kato përgatitje. Futbollistët janë duke përmbushur kërkesat e trajnerëve me profesionalizëm dhe diciplinë maksimale.

23

Kapiteni Ferhan Hasani i lënduar rëndë pak më shumë se 3 muaj më parë, për disa ditë pritet të fillojë me vrapime më të lehta, ndërsa këtë tani më ka nisur ta bëjë braziliani Viktor Juffo që gjithashtu këputi ligamentin e kryqëzuar në fillim të këtij sezoni.

26120166

Në Ohër ajo periudhë bazike ka qenë interesante dhe e mirë për ekipin për të ndërtuar temelet e punës së bërë. Zhvilluam dy ndeshje kontrolluese, në të dyja kemi kombinuar ekipin duke u dhënë mundësi për të luajtur edhe më të rinjëve, njëjtë si ata me më shumë përvojë. Gjithë kishin shanse të barabarta për tu dëshmuar, posaçërisht të rinjtë që kishin mundësi të dëshmojnë se kanë talent. Dhe vërtet ashtu doli, në të dy pjesët që luajtën ishin të mirë, me atë që djemtë që konkurojnë për ekipin e parë kanë lënë përshtypje shumë të mirë dhe kanë shënuar mjaft gola. Dmth nuk jam i pakënaqur, mirëpo në çdo rast mendoj se mundet edhe shumë më mire”
, komentoi trajneri Bruno Akrapoviç pjesën e parë të përgatitjeve në Tetovë dhe Ohër, ndërsa vlerësoi maksimalisht kushtet që kanë gjetur në Turqi.

Këtu në Antalia kushtet janë fenomenale. Për futboll profesional kjo këtu është ideale. Kemi gjithçka që na nevojitet. Gjithçka këtu është afër, djemtë punojnë shkëlqyeshëm. Patjetër maksimalisht të shfrytëzojmë këtë për të patur një bazë të mirë për ndeshjet që pasojnë”, përfundoi Akrapoviç.

2612016-20

2612016-4

2612016-9

Pas tre ditëve të para në Antalia, të mërkurën ekipi do të ketë testin e parë në Turqi. Nga ora 16:00 sipas kohës lokale në Maqedoni, Shkëndija do të përballet me FC Ordabassy nga Kazakistani.

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.