Edhe një ‘katërshe’ nga ndeshjet miqësore

No image

Shkëndija ka shënuar fitore bindëse 4:1 përballë FC Ordabassy nga Kazakistani, në ndeshjen e tretë kontrolluese në këtë fazë, të parën në Antalia. Ibraimi shënoi dy herë, ndërsa nga një gol realizuan Demiri dhe Asani. Shkëndija luajti me ‘garniturën’ e tretë të fanellave të reja, ndërsa takimi u ndoq edhe nga seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski.

Asgjë e re te Shkëndija kur janë në pyetje ndeshjet kontrolluese të kësaj faze përgatitore. ‘Kuqezinjtë’ sërisht shënojnë 4 gola, njëjtë si në miqësoret në Ohër me Pogradecin (4:0) dhe Mlladost C.D. (4:1). Ekipi zhvilloi një ndeshje të mirë dhe dominoi në tërësi kundërshtarin nga Kazakistani, FC Ordabassy, duke e mundur me rezultat bindës 4:1.

2712016-5

Dalja e futbollistëve të Shkëndijës në teren në një mënyrë jozyrtare solli prezantimin e fanellës së tretë të re të ekipit që do të përdoret në të ardhmen, kur dihet se skuadra tani e tutje do të veshet me ‘Macron’.

image10

2712016-8

Shkëndija nisi fuqishëm në sulm dhe pas disa rasteve të humbura në minutën e 24-t Radeski ndalet me faul në zonë, duke fituar penalti. Besart Ibraimi goditi fortë dhe saktë, duke zhbllokuar rezultatin e takimit. Vetëm pak më vonë kundërsulm i bukur i Shkëndijës me anë të Alimit e Todorovskit, Radeski asiston drejt Demirit, i cili me goditje të bukur shënon për 2:0. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa Shkëndija dominoi edhe në të dytën.

2712016-2

Ndryshimi i rradhës në rezultat erdhi në minutën e 56-të kur Besart Ibraimi shënon një super gol nga gjuajtja e lirë, për epërsi 3:0. Në minutat në vazhdim trajneri Akrapoviç bëri disa ndryshime në formacion, ndërsa në minutën e 78-të të rinjtë Shefiti e Asani do të sillnin një aksion të mrekullueshëm me pasime të sakta në zonën kundërshtare, ndërsa goditje e bukur dhe e saktë e Asanit përfundon në këndin e epërm të portës së kazakëve.

2712016-6

Deri në fund me disa ndryshime në formacion loja e Shkëndijës pësoi rënie të vogël, ndërsa këtë e shfrytëzoi kundërshtari që pak para fundit me anë të Kasilicas shënoi golin e nderit, për rezultat përfundimtar 4:1.

2712016-9

Paraqitja e Shkëndijës u ndoq nga afër nga seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski, i cili ka udhëtuar drejt Turqisë për të shikuar nga afër paraqitjet e ekipeve nga Maqedonia.

Shkëndija vazhdon përgatitjet në Antalia, ndërsa ndeshjen e rradhës e ka të dielën (31 janar) përballë ekipit bjellorus, BATE Borisov.

SHKËNDIJA-ORDABASSY 4:1 (2:0)
Stadiumi: Tereni në ‘Papillon Sport Center’
Arbitra:
Hasan Hysein Tetik
Arbitra anësorë: Arte Ditilmec dhe Yigit Kurnaz
Golashënues: Ibraimi 24’ pen. dhe 56’, Demiri 30’ dhe Asani 78’ (Shkëndija), ndërsa Kasalica 88’ (Ordabassy)
SHKËNDIJA: Zahov, Cuculi, Bejtullai, Todorovski, Merajiç (Asani 73’), Demiri, Vujçiq (Pollozhani 56’), Alimi (Fazllagiq 84’), Nexhipi (Totre 56’), Radeski (Shefiti 69’), Ibraimi (Zejnullai 84’).
Trajner: Bruno Akrapoviç

ORDABASSY: Boiçenko, Kozhabaev, Muhtarov, Abdulin, Adijarbekov, Mahambetov, Irismetov, Beijsenov, Kenetaev, Geijnrih, Tazhimbetov.

Luajtën edhe: Pokatilov, Sunjmaev, Erlanov, Trajkoviç, Diakate, Ashirbekov, Zhakisbaev, Kaikibasov, Geinrih, Kasalica.

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.