Përditësim mjekësor | Zija Merxhani

No image

Klubi konfirmon se Zija Merxhani ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë në ndeshjen kontrolluese përballë Sarajevës në Slloveni. 

Zija Merxhani u zëvendësua detyrimisht në takimin kontrollues me Sarajevën në fazën përgatitore në Slloveni. Ekzaminimet e para jepnin indikacione për dëmtim serioz, ndërsa pasi lojtari u është nënshtruar testimeve shtesë e të detajuara për të përcaktuar shkallën e dëmtimit, fatkeqësisht rezultatet konfirmuan më të keqen. 

Mbrojtësi ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar (ACL) të gjurit të majtë dhe më 24 korrik do të merr termin për t’iu nënshtruar një operacioni që do ta lë jashta fushës për një periudhë më të gjatë. 

Të gjithë në klub tani do të mbështesim Merxhanin për rikuperim sa më të shpejtë dhe rikthimin e tij në terren. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME