Përballë Bregallnicës luajmë të shtunën në Shtip

No image

Kuqezinjtë duelin e xhiros së 15-të në LPFMV do ta luajnë të shtunën, pasi takimi me Bregallnicën do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në servisin shtetëror (MTV) dhe Arena Sport. 

Pas dy javëve pauzë shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese, në fundjavë kthehet elita e futbollit vendor me ndeshjet e xhiros së 15-të. Kuqezinjtë këtë xhiro do të jenë mysafirë të Bregallnicës në Shtip dhe dueli do të luhet një ditë më herët se takimet tjera. 

Platforma rajonale Arena Sport dhe Radio Televizioni i Maqedonisë si bartës të të drejtave televizive kanë të drejtën e zgjedhjes së dy takimeve (për çdo xhiro) që do të transmetohen drejtëpërsëdrejti dhe varësish prej zgjedhjes së tyre një ndeshje zhvendoset të luhet një ditë më herët (në raste më të rralla një ditë më vonë, kur ndeshjet duhet të luhen të shtunën). 

Kështu dueli Bregallnica-Shkëndija do të luhet të shtunën në Shtip me fillim në orën 13:00 dhe do të transmetohet direkt në Arena Sport dhe MTV. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME