Paralajmërimi: Shkëndija-Haverfordwest County

No image

Kuqezinjtë të enjten nisin aventurën e re evropiane kur në Shkup presim Haverfordwest County nga Uellsi në raundin e parë eliminatorë të UEFA Europa Conference League.

NDESHJA

Shkëndija vs Haverfordwest County

Conference League, raundi i parë

Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup

E enjte, 13 prill, ora 20:00

Pas 40-të ditëve përgatitje, Shkëndija është gati për aksion dhe të enjten mbrëma në Shkup ndeshet me Haverfordwest County nga Uellsi në duelin e parë të xhiros së parë eliminatore të UEFA Europa Conference League. 

Kuqezinjtë do të luajnë duelin e 50-të jubilar në Kupat e Evropës dhe synimi është për të kaluar pengesën e quajtur Haverfordwest. Në këtë drejtim rezultati sa më i favorshëm nga ndeshja e parë do të ishte me rëndësi të madhe para duelit të dytë që do të luhet javën e ardhshme në Kardif të Uellsit. 

Skuadra

Sezoni vjeshtor është i humbur për mbrojtësin e majtë Zija Merxhani që do të operojë ligamentet e kryqëzuara. Ndërkohë, në duelin e nesërm nuk kemi në dispozicion Bruno Ditën, që ka marrë një goditje në gju dhe dy-tre ditë do të jetë jashta procesit stërvitor. 

Transmetimi

Përballja Shkëndija-Haverfordwest County zhvillohet të enjten me fillim në orën 20:00 në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në Super Sport të platformës Digitalb.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME