Paralajmërimi: Haverfordwest County-Shkëndija

No image

Me epërsi 1:0 nga ndeshja e parë Shkëndija të enjten përballë Haverfordwest County në Kardif të Uellsi kërkon avansim në raundin e dytë eliminatorë të UEFA Europa Conference League.

NDESHJA

Haverfordwest County vs Shkëndija

Conference League, raundi i parë

Stadiumi “Cardiff City” në Kardif

E enjte, 20 prill, ora 20:45 (CET)

Kuqezinjtë synojnë vazhdim të rrugëtimit evropian kur të enjten mbrëma në Kardif të Uellsit ndeshemi me Haverfordwest County. Skuadra bart epërsi 1:0 nga ndeshja e parë në Shkup, mirëpo përparësia minimale kërkon qasje shumë serioze në drejtim të qëllimit për kualifikim në raundin e dytë eliminatorë të UEFA Europa Conference League. 

Shkëndija do të ketë mundësinë të luajë në një super stadium që ka pritur shumë ndeshje të mëdha nga Premier League e Anglisë, përfshi edhe Super Kupën e Evropës ndërmjet Real Madridit dhe Seviljes (2:0) në vitin 2014. Haverfordwest County zgjodhi të luajë në këtë impiant dhe aty kuqezinjtë do të kërkojnë fitore dhe avansim në raundin tjetër. 

Skuadra

Mesfushori Bruno Dita ka zhvilluar me grupin seancën stërvitore në “Cardif City Stadium”, mirëpo mbetet në dyshim shkaku i shqetësimit me dëmtimin e gjurit. Aktivizimi eventual i tij do të vendoset para fillimit të ndeshjes në konsultim me ekipin mjekësor. 

Transmetimi

Përballja Haverfordwest County-Shkëndija zhvillohet të enjten me fillim në orën 20:45 në “Cardiff City Stadium” në Kardif dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në Super Sport të platformës Digitalb.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME