Osmani: “Fitorja ndaj Bregallnicës na len në garë për titull”

No image

Shkëndija kthehet me tre pikë nga Shtipi, ku me fitoren 1:0 kemi ngushtuar diferencën në 3 pikë me Sturga Trim&Lum. Klisman Cake në minutën e 64-t shënoi golin që Bregallnicës i solli disfatë  e parë në pranverë, derisa trajneri kuqezi Qatip Osmani ka lavdëruar paraqitjen e ekipit. 

….fitore në një transfertë të vështirë….

Q. Osmani: “Fitorja ndaj Bregallnicës na len në garë për titullin kampion. Mendoj se me fitoren e sotme ajo rrugë është edhe më afër, por e përsëris se ka akoma plotë ndeshje, ne duhet të vazhdojmë me fitore dhe t’ja arrijmë qëllimit.“ 

….dominim dhe fitore e merituar….

Q. Osmani: “Mirë e thatë, kemi dominuar, pjesa e parë ishte më e mirë se e dyta. Por në pjesën e dytë më gëzoi fakti se në defanzivë luajtëm shumë mirë, përveç një rastit nuk i lejuam kundërshtarit asnjë hapsirë për të na rrezikuar. Pas golit tonë mendoj se në mënyrë perfekte menaxhuam lojën, duke sulmuar kundërshtarin lartë në pjesën e tyre dhe nuk lejuan aksione para portës tonë.“

.sërish shënon Cake….

Q. Osmani: “E thash edhe pas ndeshjes paraprake se më gëzon fakti që shënojnë edhe lojtarë tjerë veç sulmit, sepse për një ekip shumë me rëndësi është të ketë sa më shumë lojtarë në listën e golashënuesve, pa marrë parasysh nëse janë mbrojtës apo mesfushorë. Cake shënoi edhe lojën e kaluar, sot ishte vendimtar për fitoren dhe bravo i qoftë. Të shpresojmë që edhe në të ardhmen do të shënojmë edhe me lojtar tjerë bashkë me sulmuesit që kanë detyrë golin.

.Cake dhe Çinari kombinohen mirë me asiste….

Q. Osmani“Jam i kënaqur me këtë fakt. Le të vazhdojnë kështu të bashkëpunojnë mes veti dhe të shënojnë.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME