NK Rogaska oponent për testin e dytë në përgatitjet në Slloveni

No image

Kuqezinjtë të hënën në orën 17:00 në Rogla të Sllovenisë do të zhvillojnë ndeshjen e dytë kontrolluese ku do të përballemi me NK Rogaska nga Sllovenia. 

Shkëndija ka lënë pas një javë të plotë të përgatitjeve verore në Rogla të Sllovenisë. Ekipi duket se përparon mirë në të gjitha aspektet dhe duke kërkuar formën sa më të mirë të mundshme para ndeshjeve Evropiane, vazhdojmë serinë e 4 ndeshjeve kontrolluese. Pas fitores 3:2 nda Petrolul Ploiestit të Rumanisë në testin e parë, të hënën zhvillojmë kontrolluese  e dytë, kësaj rradhe me kundërshtar NK Rogaska, ekip i ngjitur në elitën e futbollit slloven.

Trajneri Ardian Nuhiu vazhdon të imponojë tempo të lartë dhe me nga dy seanca stërvitore në ditë. Rezultatet janë në plan të dytë në këtë fazë kur ekipi përgatitet për ngarkesa maksimale, kërkohet ndërtimi i lojës, por edhe komponimi i 11-shes më të mirë të momentit që do të duhet të nisë ndeshjet në eliminatoret e UEFA Europa Conference League. Erald Çinari ankohet në lëndim të natyrës së lehtë, pas një goditje të marrë në këmbë dhe stafi teknik do të vendos para ndeshjes nëse do ta aktivizojë apo do ta kursejë për këtë duel.

Ndeshja Shkëndija-Rogaska luhet të hënën në vendin Rogla të Sllovenisë me fillim në orën 17:00. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME