Nis faza e Shkëndijës në Ohër

No image

Futbollistët kuqezi nën urdhërat e stafit teknik kanë lënë pas ditën e parë të fazës përgatitore në Ohër.

Sot program ishin dy seanca stërvitore, paradite ekipi punoi në palestër për ngritje të peshave, që në këtë periudhë cilësohet shumë me rëndësi në drejtim të ngritjes së forcës fizike të futbollistëve.

Ndërkohë në seancën e pas ditës në terren paralel me akumulimin kondicional, stafi teknik punon në aspektin tekniko-taktik. Skuadra do të vazhdojë me dy seanca stërvitore edhe ditën e enjte, ndërsa të premten parashihet ndeshje kontrolluese brenda grupit.