Nga e shtuna vazhdojmë punën në Tetovë

No image

Kuqezinjtë të mërkurën janë kthyer nga përgatitjet në Slloveni, ndërsa nga e shtuna ekipi do të vazhdojë me stërvitje në Tetovë.

Shkëndija ka lënë pas fazën kryesore të përgatitjeve në Slloveni, ku skuadra për 16-të ditë përveç seancave stërvitore zhvilluam edhe 4 ndeshje kontrolluese. Tre fitore dhe një humbje  (Petrolul Ploiesti 3:2, NK Rogaska 1:0, Sarajevo 0:2 dhe HNK Gorica 2:0) është efekti i kuqezinjëve, në takimet ku rezultati është gjithmonë në plan të dytë dhe theksi kryesor vendoset te ndërtimi i lojës dhe provimi i lojtarëve e sistemeve të ndryshme të lojë.

Të mërkurën ekspedita kuqezi është kthyer në Tetovë, trajneri Nuhiu lojtarëve u ka dhënë tre ditë të lira, ndërsa të shtunën në orën 18:30 skuadra kthehet në punë kur do të vijojë stërvitjet deri në sfidën e parë me Haverfordwest County të enjten në Shkup në kuadër të UEFA Europa Conference League.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME