Ndeshja kundër Shkupit do të luhet ditën e martë me fillim në orën 15:00.

No image

Për shkak të rastit të rëndë tragjik në spitalin modular për Kovid, Shkëndija kërkoi nga KF Shkupi që ndeshja e xhiros së gjashtë të shtyhet për ditën e martë. KF Shkupi e pranoi kërkesën dhe kështu ndeshja do të luhet ditën e martë në Stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 15:00.

Me këtë rast falënderojmë KF Shkupin për solidaritetin e treguar ndaj klubit tonë dhe ndaj qytetarëve të Tetovës në këto momente të vështira për qytetin tonë. Ju jemi mirënjohës përgjithmonë.

Share

Related Post