Ndërpritet bashkëpunimi me Antonio Paviç dhe Igor Da Silva

No image

Mbrojtësi i majtë Antonio Paviç dhe sulmuesi anësor Igor Wanderson Da Silva nuk do të jenë më pjesë e skuadrës kuqezi. Marrëveshjet për largimin e kroatit Paviç dhe brazilianit Da Silva kanë qenë të dyanshme, ndërsa të dy lojtarët do të kërkojnë mjedis tjetër.

Rikujtojmë që Antonio Paviç skuadrës iu bashkëngjit në gusht të vitit 2020, ndërsa Da Silva nënshkroi në janar të këtij viti.

Shkëndija falënderon Paviçin dhe Da Silvën për kontributin e tyre në fanellën kuqezi, dhe iu dëshiron shumë suksese në të ardhmen.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME