Nafiu kthehet të punojë me intensitet të plotë

No image

I dëmtuar në miqësoren me Gostivarin më 24 shtator, Nafiu tashmë rikuperohet plotësisht dhe stërvitet me ngarkesa maksimale. 


Valmir Nafiu më në fund është bashkuar me bashkëlojtarët në seancat stërvitore. Pas 25 ditëve sulmuesi është në gjendje të punojë me intensitet maksimal dhe tashmë punon me grupin e futbollistëve që konkurojnë për lojë në 6 ndeshjet e fundit të gjysmëstinorit vjeshtor.

 
Sulmuesi 28 vjeçarë mori një goditje të fortë në kofshën e këmbës në miqësoren e 24 shtatorit me Gostivarin (fitore 1:0) dhe prej atëherë ka vuajtur dëmtimin, duke humbur ndeshjet me Pobedën, Bregallnicën dhe Rabotniçkin në kampionat, si dhe takimin e Kupës me Skopjen. 
Ekipi mjekësor ka mbikqyrur rikuperimin, ndërsa pasi kaloi gjitha fazat e nevojshme të kthimit gradual në seancat stërvitore individuale, anësori ofenziv tashmë është gati për ngarkesa maksimale dhe pa kurfarë shqetësimi vazhdon punën me ekipin.


Më në fund bilansi shëndetësor është i shkëlqyeshëm dhe praktikisht me kthimin e Nafiut tashmë gjithë futbollistët janë në disponim të stafit teknik (mungojnë vetëm reprezentuesit Hasani, Bejtullai, Zahov, Doriev dhe Stojanovski) dhe me profesionalizëm dhe përkushtim realizojnë detyrat që u jep stafi teknik. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME