Murati e Junior OK në stërvitjen para udhëtimit drejt Lituanisë

No image

Shkëndija ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para udhëtimit drejt Lituanisë për ndeshjen e të enjtes me Trakain në kuadër raundit të tretë eliminator të UEFA Europa League. Murati dhe Junior kanë ushtruar me intenzitet maksimal, ndërsa jashta mbetet Vujçiç që pret rezultatet e ekzaminimeve mjekësore.

 “Kuqezinjtë” sontë pas mesnate udhëtojnë drejt Lituanisë, për tu vendosur në qytetin e Vilniusit ku të enjten do të luhet sfida e parë e raundit të tretë të eliminatoreve të UEFA Europa League përballë Trakait. Skuadra sot zhvilloi seancën e fundit stërvitore në Tetovë, e cila i dha mundësi stafit tekni për të hequr disa dilema. Rethanë pozitive është rikthimi i të lënduarve Mevlan Murati e Stenio Junior, të cilët lëshuan takmin e fundit me HJK Helsinkin. Murati tani më dy ditë ka punuar me ekipin, ndërsa Junior kaloi me sukses testet e fundit duke duruar pa problem ngarkesat fizike.

Jashta ekipit përfundimisht mbetet Stefan Vujçiç, i cili përjetoi lëndim në takimin me HJK Helsinkin në Finlandë dhe është në pritje të ekzaminimeve profesionale për të vërtetuar natyren dhe nivelin e lëndimit. “Kuqezinjtë” të mërkurën në orën 18:30 (19:30 sipas kohës lokale në Lituani) do të stërviten në stadiumin “Vilnius LFF”, ndërsa paraprakisht në konferencë për shtyp do të paraqiten trajneri Osmani dhe kapiteni Hasani.

Trakai-Shkëndija luhet të enjten në orën 18:30 ECT.