Mbyllet dita e pestë në Slloveni

No image

Shkëndija sot realizoi ditën e 5-të të përgatitjeve në Slloveni ku sot me skuadrën në stërvitje u bashkua aktivizimi i fundit Omar Imeri.

Kuqezinjtë mbyllin ditën e pestë të fazës përgatitore në Slloveni. Skuadra vazhdon punën sipas planit të hartuar nga stafi teknik, ndërsa ndjehet se forma e skuadrës është në ngritje e sipër.

Sot në seancat stërvitore të kuqezinjëve është bashkuar aktivizimi i fundit Omar Imeri, i cili erdhi te Shkëndija ditë më parë. Skuadra hyn në rritëm, tashmë duke shikuar drejt testit të dytë të mërkurën me Osijekun e Kroacisë.

FOTOGALERIA 

Ekipi sot tregoi disponim dhe etje për gola, ndërsa ju sjellim pesë realizimet më të bukura nga seanca e sotme.