Shkëndijë spektakolare për fitore me rezultat tenisi ndaj Sileksit. Shkëlqen Krasniqi me dy gola, shënojnë edhe Cake, Aganspahiç dhe F. Ramadani, derisa një autogol shënoi boshnjaku Trako.
SHKËNDIJA – SILEKSKI 6:1 (1:1)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Golashënues: Krasniqi 18’ dhe 68’, Cake 55’, Trako og. 65’, Aganspahiç 85’ dhe F. Ramadani 87’ (Shkëndija), ndërsa Eftimov 35’ (Sileksi)
Arbitër: Jovan Kaçevski (Strugë)
SHKËNDIJA: Taleski, Velija, Cake, Adili, Merxhani, R. Ramadani, Totre (c) (Dita 72’), Krasniqi (F. Ramadani 79’), Çinari (Jakupi 72’), Shala (Rexhepi 83’), Ademi (Aganspahiç 72’).
Trajner: Jeton Beqiri
SILEKSI: Bozhinovski (c), Rajkov, Xhekov (Poposki 69’), Ignatov (Kalanoski 69’), Marong, Serafimovski, Angjeleski (Milosaeviq 69’), Gjorgjievski, Eftimov (Manasievski 63’), Llazareviq (Trako 45’), Shubert.
Trajner: Aleksandar Vasovski
Kuqezinjtë koleksionojnë fitoren e 14-të sezonale, më bindësen në këtë sezon, pasi shkatërruam Sileksin me shifrat 6:1 në dueli e xhiros së 27-të. Shkëndija që në fillim u vendos krejtësisht në sulm duke bërë me dije se në këtë sfidë vetëm tre pikët janë opsion. Baraspesha u thye në minutën e 18-të kur harkimin e Çinarit nga këndi, Adili e vazhdon në shtyllë të dytë, derisa Krasniqi realizon për 1:0. Vazhduam dominimin dhe krijuam disa mundësi për 2:0, mirëpo Ademi e Çinari nuk realizuan nga situata tejet të volitshme, derisa në anën tjetër mysafirët me Eftimovin barazuan në 1:1 (35’) në një prej daljeve të rralla përpara. Fundi i pjesës së parë solli dy tentime me kokë nga Ademi, mirëpo gjuajtja e parë shkoi mbi portë, derisa e dyta u ndal në shtyllë.
Të dytën e vazhduam me sulme dhe pa kaluar 10 minuta kthyem epërsinë. Krasniqi harkoi nga këndi, gjuajtja e parë u ndal në shtyllë, derisa topi ju kthye Cakes që shënoi me kokë për 2:1. Sileksi vazhdoi mos gjente përgjigje për këndoret e Shkëndijës, pasi edhe goli i tretë erdhi në të njejtën mënyrë, kësaj rradhe harkoi ashpër Çinari, derisa boshnjaku Trako shënoi në rrjetë të gabuar (65’) për 3:1. Këtu nisi spektakli i kuqezinjëve, që në çdo aksion shkonin pranë golit. Në të 68-ën Krasniqi me golin e dytë personal çon rezultatin në 4:1, derisa super akison prodhojmë kur Dita (85’) asiston bukur drejt Aganspahiçit me boshnjakun që me golin e 10-të sezonal realizon për 5:1. Dy minuta më vonë sollëm të gjashtin kur i riu Jakupi në zonë asiston drejt Florent Ramadanit, derisa ky fikson rezultatin final 6:1.
Ndeshja e radhës
Javën e ardhshme xhiroja e 28-të Shkëndijën e sheh si mysafire të Tikveshit.
Tikveshi-Shkëndija 21.04.2024