Shkëndija është ndalur me barazim 2:2 me Rabotniçkin, në një ndeshje të dominuar nga ‘kuqezinjtë’ që humbën shumë raste shënimi. Dy golat e kapitenit Hasani nuk ndihmuan për të marrë tre pikët, ndërsa në fund të ndeshjes portieri Jovanovski shpëtoi ekipin kur shpëtoi gol të pastërt.
Që në fillim të ndeshjes në fushë u shfaq një Shkëndijë që vendosi lojën në ‘teritorin’ kundërshtar, duke kërkuar shans për të avansuar. Munësia e parë serioze erdhi në minutën e 3-të pas një aksioni perfekt të Totres dhe Hasanit, mirëpo kapiteni gabon kur vendos të asistojë drejt Zhuniorit. Rezultati u zhbllokua në minutën e 15-të kur Buba Hasani vendos të godasë nga distanca, ndërsa topi ndalet në rrjetën e Bozhinovskit për epërsi 1:0 të Shkëndijës. ‘Kuqezinjtë’ vazhduan të dominojnë dhe krijonin shanse për dyfishim të rezultatit, mirëpo pa sukses. Në anën tjetër Rabotniçki arriti të barazojë pas një kundërsulmi të realizuar nga një gabim i Shkëndijës, ndërsa Suad Sahiti asiston drejt vëllaut të tij Emir Sahiti që ndalet me faul nga portieri Jovanovski. Arbitri Jakimovski tregoi në pikën e bardhë, ndërsa Ivanovski godet saktë nga pika e bardhë për barazim 1:1. Me të filluar pjesa e dytë Shkëndija riktheu epërsinë kur Zhunior asiston për Hasanin, ndërsa ‘Buba’ me shumë klas realizon për 2:1. Gjërat sërish ishin ideale dhe Shkëndija kërkonte golin e qetësisë, mirëpo një tjetër gabim në mbrojtje u shfrytëzua nga miqtë që me anë të Markoskit barazuan në 2:2. Në minutën e 60-të tentimi i Hasanit nga gjuajtja e lirë u ndal në traversë, ndërsa në vazhdim ‘kuqezinjtë’ humbën një sërë rastesh me anë të Todorovskit, Alimit dhe Hasanit. Në kohën shtesë kur Shkëndija ishte e tëra në sulm miqtë mundeshin të marrin tre pikët, mirëpo Jovanovski shpëton portën me ndërhyrje deçizive.
SHKËNDIJA-RABOTNIÇKI 2:2 (1:1)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 3 000
Arbitër: Dejan Jakimovski
Arbitra anësorë: Nikolla Karakolev dhe Igor Shirilov
Arbitra shtesë: Konstatin Vllaho dhe Nikolla Kostençev
Delegat: Aleksandar Zllatarevski
Golashënues: Hasani 15’ dhe 49’ (Shkëndija), ndërsa Ivanovski 35’ pen. dhe Markoski 58’ (Rabotniçki)
Kartona të verdhë: Jovanovski (Shkëndija), ndërsa Elmas dhe Trajçevski (Rabotniçki)
Karton i kuq: /
SHKËNDIJA: Jovanovski, Bejtullai, Alimi, Cuculi, Totre (Bojku 63’), Hasani, Murati (Radeski 70’), Zhunior (Imeri 83’), Pollozhani, Todorovski, Vujçiç.
Trajner: Jeton Beqiri
RABOTNIÇKI: Bozhinovski, Mitrev, Herera, S. Sahiti (Markoski 53’), Najdenov (Najdovski 70’), Silijanovski, E. Sahiti (Duranski 86’), Elmas, Ivanovski, Trajçevski, Rasho.
Trajner: Viktor Trenevski