Me nga një gol në secilën pjesë Shkëndija merr tre pikë nga derbi lokal me Renovën. Alimi në të parën dhe Hasani në fund të ndeshjes sigurisht siguruan tre pikët, ndërsa Renova shampoo golin e nderit në kohën shtesë me anë të Gafurit.
Derbi tetovar është veshur ‘kuqezi’, pasi Shkëndija shënoi fitore 1:2 përballë Renovës në duelin e xhiros së 17-të. Ndeshja nisi me një minutë heshtje për nder të viktimave nga tragjedia ajrore e ekipit brazilian Associação Chapecoense de Futebol, ndërsa për këtë arsye lojtarët e Shkëndijës mbanin në krahë shirita të zi. Mundësinë e parë të 100% e kishte Adili kur del para Jovanovskit pas një gabimi të Bejtullait, mirëpo portieri i Shkëndijës fiton duelin me sulmuesin kundërshtar. Pas kësaj Shkëndija morri kontrollin e lojës dhe në minutën e 5-të dhe 6-të krijon dy mundësi të mira me Hasanin dhe Ibraimin, mirëpo pa sukses për të ndryshuar rezultatin. Pak më vonë portieri Haxho kontrollon tentimin e Ibraimit, ndërsa në anën tjetër Selmani godet mbi portë. Në vazhdim Hasani dhe Alimi lëshojnë nga një mundësi të mirë shënimi, duke paralajmëruar në një mënyrë epërsinë që erdhi në minutën e 34-t. Zhunior kalon bukur në krahun e djathtë dhe asiston në zonë për Alimin, i cili me goditje precize mes këmbëve të Haxhos përcjell topin në rrjetë për epërsi 0:1 të Shkëndijës. Në fillim të pjesës së dytë mundësi për Renovën pas një gabimi në mbrojtje, ndërsa Selmani nuk arrin të shënojë. Në anën tjetër pas asistit të Ibraimit për pak vonohet Hasani. Ibraimi dhe Alimi kishin kanosjet e rradhës pas arritur të shënojnë ndërsa në anën tjetër Gafuri godet mbi portë. Në fund të ndeshjes Renova kërkonte barazimin, ndërsa Shkëndija zhvillon kundërsulm të shpejtë dhe me anë të Hasanit shënojn për 0:2. Në fund kur gjithçka ishte vendosur, Gafuri shënon golin e nderit për Renovën, për rezultat final 1:2.
GALERY
RENOVA-SHKËNDIJA 1:2 (0:1)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 2 000
Arbitër: Dejan Jakimovski
Arbitra anësorë: Nikolla Karakolev dhe Igor Shirilov Arbitra shtesë: Josip Barton dhe Nikolla Kostençev
Delegat: Arben Borova
Golashënues: Gafuri 90+3’(Renova), Alimi 34’ dhe Hasani 89’ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Musliu, Selmani, Sadiki (Renova), ndërsa Bojku (Shkëndija)
Karton i kuq: /
RENOVA: Haxho, Musliu, Sadiki, Ramadani, Gafuri, Selmani, Mishkovski, Adili (Nafiu 46’), Fetai (Shabani 65’), Abdulla (Skenderi 81’), Neziri.
Trajner: Qatip Osmani
SHKËNDIJA: Jovanovski, Bejtullai, Alimi, Cuculi, Ibraimi (Murati 84’), Totre (Bojku 68’), Hasani (Zejnnullai 90’+1’), Zhunior, Pollozhani, Todorovski, Vujçiç.
Trajner: Jeton Beqiri