- ||, 2016/2017, Kupa e Maqedonisë
- 2016-11-23 13:30
- Çair
Përkundër dominimit, Shkëndija ka barazuar pa gola në transfertën me Shkupin në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë. Kualifikimi në gjysmëfinale do të kërkohet në ndeshjen e kthimit në Tetovë.
‘Kuqezinjtë’ dalin me barazim 0:0 nga ndeshja me Shkupin, duke lënë që gjithçka rreth kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës të vendoset në takimin e kthimit në Tetovë.
Shkëndija që në fillim të takimit mori kontrollin e lojës dhe krijonte raste shënimi. Alimi solli kansojen e parë, që pastrohet para portës nga Adili, ndërsa më vonë goditja e Totres u devijua në rivënie nga këndi. Në anën tjetër provuan Iseni dhe Aliu, mirëpo pa rrezik për portën e Jovanovskit. Deri në fund të pjesës së parë veçojmë edhe predhën e Ibraimit nga distanca, mirëpo Zendeli arrin të ruajë portën e tij. Në pjesën e dytë Ibraimi kanoset me goditje skaj portës, ndërsa më pas në minutën e 61 dhe 63 Imeri lëshon dy predha nga distanca, që ndalen me sukses nga Zendeli. Portieri vendas ndali me sukses në minutën e 80-të goditjen e Hasanit, ndërsa pak më vonë bllokohet tentimi i Radeskit. Në minutën e 90-të Hasani provon nga gjuajtja e lirë, mirëpo drejt në duart e Zendelit. Takimi i kthimit luhet në Tetovë më 7 dhjetor.
SHKUPI-SHKËNDIJA 0:0 (0:0)
Stadiumi në Çair të Shkupit
Shikues: 1 500
Arbitër: Stojançe Stojanov
Arbitra anësorë: Dejan Nedellkovski dhe Orce Stefanovski
Delegat: Pavle Ignjatov
Golashënues: /
Kartona të verdhë: Adili dhe Maliqi (Shkupi), ndërsa Pollozhani (Shkëndija)
Karton i kuq: /
SHKUPI: Zendeli, Maliqi, Bajrami, Adili, Zuka, Iseni, Janevski (Arif 77’), Aliu (Kalil 72’), Osmani (Gligorov 90’+2’), Adem, Llazarevski.
Trajner: Visar Ganiu
SHKËNDIJA: Jovanovski, Bejtullai, Alimi (Radeski 82’), Cuculi, Ibraimi, Totre, Imeri (Hasani 68’), Murati (Todorovski 74’), Zhunior, Bojku, Pollozhani.
Trajner: Jeton Beqiri