Shkëndija kthehet me vetëm një pikë nga qyteti i Strugës, pasi u nda me barazim 1:1 me ekipin e Struga Trim Lum, në kuadër të xhiros së tetë të LPFMV-së.
Ishin kuqezinjtë ato që e diktuan ndeshjen gjatë gjithë 90 minutave, patën shumë raste shënimi por nuk arritën të shënojnë as nga vija e portës kundërshtare. Një gabim në mbrojtje i qendërmbrojtësit Krivak dhe goli i barazimit i Timovskit ishin vendimtarë që ndeshja të përfundojë me barazim 1:1.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me renditjen 4-4-2, me dyshen sulmuese Guri dhe Elezi.
XI: Zahov, Murati–Bejtullai (c)-Krivak-Merxhani, Alimi-Jessie Djou-Dita-Neziri-Guri,Elezi.
Përmbledhje:
Ndeshja filloi me dy skuadrat që vendosën të matin forcat në mesfushë, ndërsa rasti i parë për gol u shënua në minutën e pestë kur Bruno Dita goditi nga jashtë zonës, por gjuajtja e tij kaloi shumë pranë shtyllës (5’).
Struga avancon pas një gabimi të Krivakut i cili pasi rëshqiti, e humbi topin, e në fund nuk arriti të bëjë diçka më tepër për të ndaluar Skenderin, i cili arriti të shënojë (11’).
Sindrit Guri udhëheq me topin nga ana e djathtë, futet në zonë dhe godet drejt kuadratit, por portieri e mbron goditjen e tij (31’).
Tollovi para portës së Strugës, topi gjendet thuajse në vijën e portës kundërshtare por Merxhani në vend se të futë topin në rrjetë, gjuan mbi portë (44’).
Armend Alimi kroson brenda zonës nga ana e djathtë, është përsëri Merxhani i cili në vend se të shënojë, nuk arrin fare të godet topin me kokë (45’).
HT: Struga 1:0 Shkëndija
Me fillimin e pjesës së dytë largohen nga loja Elezi, Alimi dhe Merxhani, e në vend të tyre futen Doriev, Shala dhe Timovski.
Shkëndija barazon rezultatin me golin e Timovskit, i cili u gjend brenda zonës dhe dërgoi topin në rrjetën kundërshtare, pas një kombinimi të bukur të kuqezinjve nga ana e majtë (80’).
Guri gjendet në pozitë të qindpërqindtë për gol pas pasimit të Dorievit brenda zonës, por portieri kundërshtar mbron goditjen e tij (82’).
Valmir Nafiu pason brenda zonës deri te Guri, por portieri intervenon në vetë vijën e portës dhe siguron barazimin për skuadrën e tij. (84’).
FT: Struga 1:1 Shkëndija
Stadiumi i Qytetit në Strugë.
Golashënues: Skenderi 11′, Timovski 80’.
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai (c), Krivak, Murati (Ramadani 89’), Merxhani (Timovski 46’), Alimi (Shala 46’), Jessie Djou, Dita (Nafiu 59’), Neziri, Guri, Elezi (Doriev 46’).
Trajner: Bruno Akrapoviq.