Me dy golat e Sindrit Gurit dhe me një gol të Ljupco Doriev, kuqezinjtë arkëtojnë tre pikë të reja në ndeshjen kundër ekipit të Borecit, në kuadër të xhiros së nëntë të LPFMV-së.
Lojtarët kuqezi deklasuan Borecin që në pjesën e parë të ndeshjes, duke shënuar tre gola, një nëpërmjet Dorievit dhe dy nëpërmjet Sindrit Gurit. Ndërsa në pjesën e dytë edhe pse kuqezinjtë patën shumë raste të qindpërqindta, nuk arritën të shënojnë edhe golin e katërt në ndeshje.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me rreshtimin 3-4-1-2, me Dorievin, Nafiun dhe Timovskin si startues.
XI: Zahov,Bejtullai (c)-Krivak-Neziri,Timovski-Ramadani-Jessie Djou-Shala, Nafiu,Doriev-Guri.
Përmbledhje:
Ndeshja filloi me kuqezinjtë të cilët që nga minuta e parë e shtypën kundërshtarin në zonën e tyre.
Starti ofensiv i Shkëndijës rezultoi me gol që në minutën e pestë, kur Doriev nga ana e majtë pasi u lirua për mrekulli nga një lojtar kundërshtar, avancoi përpara dhe me një goditje të fortë nga jashtë zonës mposhti portierin kundërshtar (5’).
Për mrekulli Adenis Shala futet në zonë, harkon në qendër ku gjendet shtatlarti Guri i cili gjuan me kokë, por shtylla e shpëton Borecin (6’).
Penalti për Shkëndijën, pasi shkaktohet faul ndaj Dorievit brenda zonës. Realizon nga pika e bardhë me mjeshtri Sindrit Guri (12’).
Timovski kroson brenda zonës nga ana e djathtë, Guri e ul topin me kokë për Dorievin, ky i fundit gjuan drejt portës por gjuajtjen e tij e mbron portieri Ërniç (28’).
Jessie Djou krijon hapësirë për të gjuajtur, godet nga një largësi e madhe por topi shkon disa centimetra mbi portë (34’).
Guri shënon golin e tij të dytë në fanellën kuqezi për rezultatin 3:0. Ishte Shala i cili nga ana e majtë dërgoi një top brenda zonës, topi pasi u devijua nga mbrojtësi i Borecit Danillo, erdhi deri te këmbët e Gurit i cili në stilin e sulmuesit të spikatur tundi rrjetën e portierit Ërniç (39’).
HT:Shkëndija 3:0 Borec
Jan Krivak me një top të gjatë në thellësi në anën e djathtë e gjen Timovskin i cili avancon përpara, futet në zonë, godet drejt portës por topi përfundon në duart e portierit (54’).
Timovski gjen për mrekulli Dorievin në zonë, ky i fundit e gjen kuadratin por Ërniç arrin të mbrojë rrjetën e tij (68’).
Armend Alimi me një pasim mjaft të bukur e gjen Shalën i cili në momentin kur bëhej gati të shënojë bllokohet nga një mbrojtës i Borecit, Raxhen Danillo (80’).
Kombinime të shpejta të lojtarëve kuqezi brenda 16 metërshit të Borecit, por reagon me fat portieri Ërniç në momentin kur Dorievi përpiqet të gjejë Hebajn të vetmuar para portës së boshatisur (90’).
FT: Shkëndija 3:0 Borec
Stadiumi i Qytetit në Tetovë
Golashënues: Doriev 5′, Guri 12’, 39’.
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai (c), Krivak (Dita 58’), Neziri, Timovski, Ramadani (Murati 76’), Jessie Djou (R. Ramadani 58’), Shala, Nafiu (Alimi 70’), Doriev, Guri (Hebaj 70’).
Trajner: Bruno Akrapoviq.