Kuqezinjtë pësojnë humbje në ndeshjen e parë si vendas në sezonin e ri, nga ekipi i Renovës, me rezultatin përfundimtar 1:2.
Formacioni:
Shkëndija ndeshjen e filloi me formacionin 3-4-1-2, me Valmir Nafiun që qëndronte prapa dy sulmuesve, Besart Ibraimit dhe Dashmir Elezit, si dhe me Timovskin që ishte i vendosur si mesfushor ofenziv në krahun e djathtë.
XI: Zahov, Bejtullai (c)-Krivak-Paviç, Timovski-Alimi-Qaka-Da Silva, Nafiu, Elezi-Ibraimi.
Përmbledhje:
Alimi asiston për mrekulli për Ibraimin, por gjuajtjen e tij e mbron portieri kundërshtar (15’).
Pas një gabimi në mbrojtjen e Shkëndijës, Fatjon Jusufi realizon për Renovën (20’).
Dashmir Elezi gjuan me kokë, por topi kalon pranë shtyllës (24’).
Në minutën 32’ Kamer Qaka detyrohet të lëshojë ndeshjen për shkak të lëndimit, dhe në vend të tij futet i riu Oktaj Rakipi.
Depërton Besart Ibraimi nga ana e majtë, por topi shkon mbi portë (42’).
Në minutat shtesë të pjesës së parë, kroson Timovski nga ana e majtë, Egzon Bejtullai gjuan me kokë por topi kalon mbi portë.
HT: Shkëndija 0:1 Renova
Pjesën e dytë e nisëm keq, pasi që vetëm pas tre minutave lojë e pësojmë edhe golin e dytë, dhe me golin e Selmanit, Renova ngrit epërsinë në 2:0 (48’).
Pas asistit nga Besart Ibraimi, Hebaj del ballë për ballë me portierin kundërshtar, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri (62’)
Në minutën e 67-të zhvillojmë një aksion të mirë, dhe pas disa kombinimeve të mira, Doriev me shkathtësinë e tij arrin të shënojë për 1:2 (67).
Zija Merxhani gjuan me kokë pas një krosimi por nuk arrin të shënojë (85’).
Ndeshja u vazhdua për 6 minuta shtesë, ku mund të veçohet vetëm gjuajtja me kokë e Hebajt në drejtim të portës, por nuk arrin të barazojë rezultatin.
FT: Shkëndija 1:2 Renova
SHKËNDIJA – RENOVA 1:2
Stadiumi i qytetit në Tetovë.
Golashënues për Shkëndijën: Doriev (67’)
Golashënues për Renovën: Jusufi (20’) Selmani (48’)
SHKËNDIJA: Zahov, Timovski, Bejtullai (c), Krivak, Paviç, Alimi, Qaka (Rakipi 32’), Da Silva (Doriev 56’), Nafiu (Merxhani 80’) Elezi (Hebaj 56’), Ibraimi.
Trajner: Bruno Akrapoviç