Shkëndija barazoi 3-3 në xhiron e tretë, në terren mysafir kundër ekipit të Bregallnicës nga Shtipi.
Kuqezinjtë dominuan gjatë gjithë 90 minutave, patën shumë raste shënimi, me ç’rast edhe shënuan tre herë, por dy gabime në mbrojtjen e kuqezinjve ishin vendimtare që të mos fitohen tre pikët.
Formacioni:
Shkëndija startoi me renditjen 3-4-1-2, por me një formacion pak më ndryshe nga dy ndeshjet e kaluara, me Hebajn dhe Dorievin në sulm, ndërsa në mesfushë me Bruno Ditën, Sabit Bilallin dhe të riun Florent Ramadani.
XI: Zahov, Bejtullai (c)-Krivak-Paviç, Timovski-Ramadani-Bilalli-Dita, Nafiu, Doriev-Hebaj.
Përmbledhje:
Timovski kroson para portës, Doriev gjendet i vetëm por nuk arrin të gjuajë drejt portës (5’).
Pas një gabimi në mbrojtjen e kuqezinjve, Bregallnica arrin të kalojë në epërsi (12’).
Në minutën e 31-të portieri kundërshtar del nga 16-metërshi i tij dhe shkakton ndërhyrje të palejueshme ndaj Nafiut i cili kishte mundësi të shënojë gol, por referi e ndëshkon vetëm me karton të verdhë portierin kundërshtar.
Bruno Dita bën një solo aksion dhe në momentin kur bëhej gati të gjuajë drejt portës, ndalet në mënyrë të parregullt para 16-metërshit. Gjuajtja e lirë e Dorievit ndalet nga mbrojtja e Bregallnicës (37′).
HT: Bregallnica 1:0 Shkëndija
Me fillimin e pjesës së dytë largohen nga loja Hebaj dhe Ramadani, dhe në vend të tyre futen Besart Ibraimi dhe Dashmir Elezi.
Pjesën e dytë e nisëm me sulme të njëpasnjëshme. Gjuajtja e Ibraimit ndalet nga mbrojtja kundërshtare, Dorievi shuton fuqishëm por topi kalon shumë pranë portës (57’).
Timovski kroson nga ana e djathtë, bëhet tollovi para portës dhe Shkëndija barazon rezultatin pasi lojtar i Bregallnicës Azinoviq dërgon topin në rrjetën e vet (59’).
Në minutën e 62-të përsëri gabon mbrojtja e Shkëndijës dhe vendasit përsëri kalojnë në epërsi.
Ibraimi gjendet në 16-metërsh, gjuan por topi kalon shumë pranë portës (68′).
Luhej minuta e 81-të, nga ana e majtë Dorievi asiston deri te Ibraimi i cili me gjuajtje të saktë e barazon rezultatin.
Në minutën e 87-të penalti për Shkëndijën pasi lojtari i Bregallnicës Azinoviq luan me dorë. Realizon Dorievi dhe Shkëndija me rezultatin 2-3 kalon në epërsi (87′).
Referi e vazhdon lojën me 5 minuta shtesë, dhe në minutën 92 me një gjuajtje nga largësia Bregallnica arrin të barazojë rezultatin në 3-3.
FT: Bregallnica 3:3 Shkëndija
Stadiumi i qytetit në Shtip
Golashënues: Azinoviq 59′(ag), Ibraimi 81′, Doriev 87′.
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai (c), Krivak, Paviç, Timovski, Ramadani (Elezi 45′), Bilalli, Dita (Neziri 76′), Nafiu (Murati 91′) Doriev, Hebaj (Ibraimi 45′).
Trajner: Bruno Akrapoviç